Vrasja makabër! PISTAT kryesore: Pasuria e shqiptares dhe aborti

Një ngjarje e rëndë tronditi opinionin publik në Shqipëri e Greqi, ku 41-vjeçarja Georgina Murati u vra natën e Vitit të Ri nga partneri i saj 39 vjeç. Fillimisht partneri i saj denoncoi zhdukjen e Muratit gjatë natës se ndërrimit të viteve duke deklaruar në polici se partnerja e tij nuk ishte kthyer në shtëpi pas punës. Partneri i viktimës më herët kishte tentuar të devijonte hetimet e autoriteteve duke deklaruar se gruaja i kishte dërguar një mesazh ku i thoshte se kishte shkuar nga shtëpia e mamasë së saj, ndërsa kishte marrë me vete edhe një shumë prej 5000 eurosh.

 

Por ajo çfarë u zbulua ishte e tmershme. Trupi i gruas fatkeqe u gjet në një zonë të pyllëzuar brenda një bauleje, pasi ishte vrarë me thikë. Partneri i 41-vjeçares ka rënë në pranga së bashku me shokun e tij, i cili e ka ndihmuar për zhdukjen e trupit.

SYTË TEK PASURIA E SHQIPTARES

Gjithçka ishte planifikuar nga partneri i saj 39 vjeç.  Partneri kishte inskenuar një “grabitje false” në kurriz të 41-vjeçares shtatzënë. Më pas do ti drejtoheshin prindërve të saj nga ku do të merrnin 7 deri në 8 mijë euro, për lirimin e shqiptares shtatzënë. Plani nga partneri 39-vjeçar i gruas së vrarë kishte bindur shokun e tij 34-vjeçar për të kryer krimin në Kalamaria të Selanikut.

34-vjeçari ka rrëfyer në polici përfshirjen e tij në këtë rast, por jo në vrasjen e gruas. Sipas fjalëve të tij, ai pranoi të vinte në skenë grabitjen, pasi do të merrte një pjesë të parave që i duheshin për shkak të vështirësive financiare. Ai ka përshkruar me detaje planin, duke rrëfyer se rreth orës 23:00 të ditës së Vitit të Ri, kur 39-vjeçari dhe partnerja e tij janë kthyer në shtëpinë, ai ishte tashmë aty brenda banesës, me dritat e fikura dhe grilat e ulura.

Vrasja makabër! PISTAT kryesore: Pasuria e shqiptares dhe aborti

PALLATI KU NDODHI VRASJA

GEORIGIA MURATI VDIQ

Lajme të tjera |  “Sot do të shoqëronte vajzën në universitet”, gazetarja jep detaje për vetëvrasjen e astrologut të njohur korçar

34-vjeçari ka lëvizur drejt gruas, të cilën e ka kërcënuar me thikë, duke e çuar në dhomën e gjumit, ku e prangosi dhe i mbuloi gojën dhe sytë me shirit. Më pas sipas asaj që pretendon ai, 39-vjeçari i mori thikën dhe i bëri me shenjë të hipte në makinën e tij.

Vrasja makabër! PISTAT kryesore: Pasuria e shqiptares dhe aborti

BANESA E GEORGINA MURATIT

“Dhjetë minuta më vonë ai zbriti dhe më kërkoi ndihmë duke më thënë se partnerja e tij ka vdekur”, mësohet se i ka thënë policisë 34-vjeçari, duke treguar se gruan e ka gjetur në një pellg gjaku.

Që nga ky moment të dy burrat tentuan të eliminonin gjurmët e gruas fatkeqe shtatzënë. Sipas asaj që u bë e ditur, trupin e saj të pajetë e vendosën në një valixhe, tip bagazhi dhe e transportuan me makinën e 34-vjeçarit, katër kilometra në lindje të Monopigados, në njësinë bashkiake Vasilikon, në bashkinë Thermi, ku e hodhën në shkurre.  Lëvizjet e tyre para pallatit, si dhe ecja e mjetit janë regjistruar nga kamerat e sigurisë, pamjet e të cilave janë ekzaminuar nga autoritetet.

Dysheku i gjakosur dhe alibia e sajuar e partnerit

Menjëherë pas krimit, rreth mesnatës (rreth 2 janarit), dy personat hodhën sende në koshët e plehrave aty pranë dhe mes tyre një dyshek, mbi të cilin pak 24 orë më vonë, oficerët e policisë që po hetonin zhdukjen e 41-vjeçares gjetën gjurmë të gjakut. Shenjat janë identifikuar në laborator me material gjenetik të familjarëve të gruas së vrarë.

Lajme të tjera |  E reja vjen nga Londra për protestën: Këtu s'kanë lekë dhe bukë!

I marrë në pyetje nën betim nga efektivët e policisë, 39-vjeçari deklaroi se nuk kishte dijeni për fatin e partneres së tij. Informacionet thonë se ai ka dëshmuar se natën e ndërrimit të viteve kanë fjetur bashkë dhe mëngjesin e nesërm partnerja e tij 41-vjeçare shtatzënë është larguar në një destinacion të panjohur, duke iu marrë para nga kursimet e përbashkëta.

Në të njëjtën kohë, për të shpërqendruar hetimet e policisë, dyshohet se ka dërguar dy mesazhe nga celulari i 41-vjeçares – një nënës së gruas dhe një për vete. Ai i shkroi nënës së saj që të mos priste që ajo të shkonte në shtëpi pasi ajo do të shkonte drejtpërdrejt në punën e saj. Megjithatë, nëna e 41-vjeçares kishte dyshime për identitetin e vërtetë të dërguesit të mesazhit të veçantë, të cilin e denoncoi në polici kur raportoi të bijën e zhdukur më 2 janar.

Gjetjet e mjekësisë ligjore

Nga ekzaminimi i trupit, eksperti mjekësor gjeti plagë të shumta me mjetin prerës, thikë. Plagët ishin në pjesën e barkut, ku goditjetet e thella kishin prekur mitrën.

Georgia Murati, nënë e një vajze 13-vjeçare nga një martesë e mëparshme, prej tre vitesh ishte në një lidhje me 39-vjeçarin, në banesën e të cilit qëndronte herë pas here. Ajo ishte në javën e 7-të të shtatzënisë, të cilën, sipas informacioneve, kishte ndërmend ta ndërpriste me pëlqimin e partnerit të saj të akuzuar për vrasje dhe madje kishte planifikuar një operacion në 3 janar.

Policia po vijon hetimet dhe ende nuk dihet çfarë ka sjellë në vrasjen e 41-vjeçares, pasuria apo aborti i fëmijës. Partneri i Georgia Muratit 39-vjeç dhe 34-vjeçari do të dalin në prokurori nesër./ZËRI

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us