Mbrëmjen e djeshme në Vlorë u vra 22-vjeçari Gëzim Sinomati. Ai u qëllua me snajper sapo doli në ballkonin e shtëpisë së tij për të pirë një cigare. Një plumb i vetëm e kapi në kokë duke i shkaktuar vdekjen.
Gazetari investigativ Artan Hoxha, zbulon të shkuarën e ndërikuar të fisit Sinomati, veçanërisht të babait dhe xhaxhait të tij të ndjerë.
Ja çfarë shkruan Hoxha:
Ngjarja e fundit para se të ndodhte vrasja e mbrëmshme me snajper ndaj Gëzim Sinomatit, ka ndodhur më 3 janar 2022.
Kundërshtarët e Sokol Sinomatit, i njohur me nofkën “Buzderri”, i dërguan një mesazh kërcënues duke i vendosur një sasi të madhe eksplozivi në automjetin e familjes. Ndërsa mbreme, ata mundën të ekzekutonin me snajper të birin e tij 22 vjeçar.
Mjetin që u hodh në ere mbrëmjen e 3 janarit 2022, të afermit e Sokol Sinomatit, e përdornin kryesisht për të lëvizur nënën e tij në moshë të madhe.
Në momentin e shperthimit mjeti ndodhej i parkuar jashtë garazhit të banesës pasi aty po bëheshin punime.
Për këtë shkak nuk ka patur as njerëz në banesë.
Ndërkohë Sokol Sinomati ndodhej i arrestuar në burgun e Brukselit në Belgjike.
Automjeti i përkiste me letra, shtetasit Benard Sinomataj, vëllai i Sokol Sinomataj, një personazh që prej vitesh është jashtë shtetit por ndaj tij dhe grupit të tij ka pasur një seri ngjarjesh. Deri në ngjarjen e mbrëmshme ka patur tre të vrarë, ndërkohë nuk përfshihen në kete bilanc një pjesë e 16 personave të zhdukur në vitin 2016.
Vetë pjesëtarët e familjes kishin marrë masa kundrejt ngjarjeve të ndodhura në Vlorë. Meqë janë duke u bërë punime familjarët nuk kanë qenë aty dhe makina për këtë arsye është parkuar në pjesën e jashtme deri në përfundim të punimeve. Objektivi i shperthimit nuk ka qenë ndonjë person konkret, por dhënia e një mesazhi për familjarët e Sokol Sinomataj.
Autorët e këtij sulmi me eksploziv nuk u zbuluan kurrë dhe tashmë pas dy vitesh kemi viktimën e radhës, vrasjen e djalit të Sokol Sinomatit, Gëzimit, i cili mbante emrin e xhaxhait të vrarë më 1997-ën.