Vrasja në Fresk/ “I shkoi në shtëpi dhe…” zbulohet MOTIVI pse janë konfliktuar dy vëllezërit nga Bulqiza

Detaje të tjera kanë dalë në dritë për ngjarjen e ndodhur mëngjesin e së enjtes në zonën e Freskut, ku 63 vjeçari Vehap Cami qëlloi për vdekje vëllain 68 vjeçar, Lulzim Cami.

Nga hetimet paraprake, dyshohet se sherri mes dy vëllezërve ka ndodhur për disa prona në Bulqizë dhe se përplasja mes tyre ka qenë e hershme.

Viktima Lulëzim Cami jetonte në banesën ku ndodhi krimi ndërsa autori i ngjarjes Vehap Cami jetonte në Lundër.

Ky i fundit ka shkuar në banesën e Lulëzimit dhe ka hyrë brenda. Mësohet se nuk kanë pasur debat përpara krimit gjatë ditës së sotme, por ka nxjerr direkt pistoletën dhe ka qëlluar.

Në momentin që ka hyrë në banesë kanë qenë edhe familjarë të tjerë të Lulëzimit që fatmirësisht nuk janë lënduar.

Lajme të tjera |  "Djali dhe vajza e Berishës kanë bërë namin!"/ Argita Malltezi i përgjigjet Baton Haxhiut: Vazhdo fol me zogjtë, do të shkosh në gjyq!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us