Vrau BASHKËSHORTEN në sy të vajzës/ Miku i familjes së Suelës: Renato Muhaj RRAHU prindërit, para se…

Komuniteti shqiptar në Florida u trondit pak ditë më parë kur Renato Muhaj masakroi me thikë bashkëshorten e tij me të cilën jetonin të ndarë prej dy vitesh, Suela Saliaj, 32 vjeç.

E gjithë ngjarja u krye në sytë të vajzës së mitur të çiftit.

Përfaqësuesi i shoqatës Vatra, Tasim Ruko tha në një intervistë në “Breaking” në Top Newsse shkaku i ngjarjes së rëndë dyshohet të ketë qenë fakti që autori ishte përdorues i lëndëve narkotike.

Sipas tij, “djali ushtroi dhunë edhe mbi prindërit e tij në orën 2.30 të natës. Pasi ushtroi dhunë mbi prindërit, shkoi te Suela pasi kishte një çelës. Nuk dihet nëse ka qenë droga apo problemet mendore.

Në Florida aplikohet dënimi me vdekje nëse nuk provohet që ka probleme mendore. Vajza e vogël ishte prezente kur ai masakroi nënën e saj me thika. Dje ka qenë në gjendje të mirë”.

Lajme të tjera |  Humbja më 11 maj/ Kandidatja e PD: Berisha është heroi ynë, por duhet të largohet. S'është normale të humbasë dhe mos të mbajë përgjegjësi

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us