Vrau gruan me thikë, zbulohet çfarë deklaroi amerikani në Polici: Patëm një debat…

I tronditur nga krimi që bëri, 57-vjeçari amerikan Brendon Saporito, është shprehur i penduar për vrasjen e gruas së tij.

Ngjarja  që tronditi qytetin e Shkodrës mesditën e së premtes, fsheh debatet e forta që çifti i turistëve kishte prej kohësh.

Në dëshminë e tij, autori i dyshuar ka thënë se ishte në gjendje të dehur dhe situata është rënduar pas debatit dhe ofendimeve që gruaja e tij 54-vjeçare Sandra Saporito kishte nisur ndaj tij.

I rënduar nga pija, autori ka sqaruar se ka marrë thikën duke e goditur disa herë bashkëshortën e duke e lënë të vdekur në vend.

Sipas tij ai është penduar menjëherë dhe ka tentuar t’i japë fund jetës duke prerë damarët.

Lajme të tjera |  Berisha ka strategun e Trump, Rama zbulon për herë të parë njeriun e Angela Merkel që e këshillon

Pas ngjarjes, ai u shoqërua me pranga në duar në polici.

Në profilet e tyre në rrejtet sociale, çifti amerikan kishte postuar foto menjëherë pas mbërrritjes në Shqipëri më 27 mars.

Ata kanë vizituar disa qytetete si Tiranën, Himarën dhe së fundmi Shkodrën ku ishin vendosur në një banesë në afërsi të lagjes historike Gjuhadol.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us