GREQI- Një tjetër ngjarje shokuese me protagonist shqiptarët ka ndodhur në vendin fqinj, Greqi. Fatmir Tarellari, 50 vjeç ka vrarë kunatin e tij, Erjon Pelivanin, pasi vajza i kishte rrëfyer se ky i fundit e kishte përdhunuar që në moshën 9-vjeçare. Tarellari është paraqitur përpara gjykatës greke, ndërsa në seancë ka folur avokati i tij. Avokati ka deklaruar se autori i krimit është penduar për atë që ka kryer dhe se mund të kishte gjetur edhe një zgjidhje tjetër për situatën.

“Klientit tim i vjen shumë keq për veprimin që ka kryer. Është penduar. Gjendja e tij shpirtërore e çoi në atë veprim. Po ashtu, klienti im ka qenë në gjendje tepër të rënduar shpiërtërore, pasi ka mësuar disa incidente që kishin ndodhur me vajzën e tij, që janë tepër personale dhe të ndjeshme. Ai u zemërua shumë kur mësoi këto gjëra për vajzën e tij dhe për një moment u tërbua nga zemërimi. Por, për situatën mund të gjendej një tjetër zgjidhje tjetër dhe klienti im është i vetëdijshëm”, tha avokati.

Mediat helene shkruajnë se viktima Erjon Pelivani, përveç se dyshohet se e ka përdhunuar që 9 vjeçe, së fundmi e kishte kërcënuar vajzën me foto dhe video intime. Pelivani i kishte kërkuar tashmë 18-vjeçares 3000 euro, ose ndryshe do i dërgonte foto dhe video nga përdhunimet monstruoze. Shantazhet janë kuptuar nga babai, pasi vajza kërkonte vazhdimisht para dhe sërish nuk kishte paguar qiranë.


Një ngjarje shokuese tronditi Volosin. Një 50-vjeçar shqiptar i quajtur Fatmir Torellari vrau 33-vjeçarin Erjon Pelivani. Vrasja ndodhi pasi vajza i kishte treguar Torellarit se Pelivani e kishte përdhunuar që në moshën 9-vjeçare dhe së fundmi e kërcënonte me video intime.