Vrau me thikë bashkëjetuesen, Apeli lë në fuqi dënimin me burg përjetë për Ramiz Micin

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës së Shkallës së Parë në Elbasan, për dënimin me burg për jetë të Ramis Micit, i vili vrau me thikë, në korrik të 2022, bashkëjetueses së tij Jetlira Elezin.

Gjykata e Elbasanit e dënoi me burgim të përjetshëm duke e deklaruar fajtor për veprën penale “vrasje për shkak të rrethanave familjare” dhe urdhëroi që dënimi të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.

‘Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga i pandehuri Ramiz Mici, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, dhënien e një mase dënimi më të butë në minimumin e parashikuar nga K.Penal..  Në përfundim të gjykimit, më datë 28.03.2024,

Lajme të tjera |  VIDEO/ Pamje SKANDALOZE nga Fieri, vajzat bullizojnë dhe dh*nojnë adoleshenten: Do të qeth zero moj...

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relator Gjyqtar z. Fuat Vjerdha dhe anëtarë znj. Irena Brahimi dhe z. Genti Dokollari, vendosi: Lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.’- njofton Gjykata e Apelit.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us