Vrau Pëllumb Islamin? Mediat greke: Elis Salaj shëtit i lirë

Media greke “Zougla” shkruan se i kërkuari Elis Salaj, pjesëtar i grupit të vetëquajtur ‘Luanët’, i cili mori pjesë në përleshjen vdekjeprurëse në kafenenë e Nea Jonisë, ku mbeti viktimë hidrauliku 39-vjeçar i quajtur Pëllumb Islami, mbrëmjen e 21 shkurtit 2023, vazhdon të ecë i lirë.

Kreu i dyshuar i “LUANËVE”, “Elisi” si dhe drejtuesi i një bande tjetër, kanë qenë dy autorët e shkëmbimit të të shtënave në kafene, të cilët sipas informacioneve janë arratisur drejt Shqipërisë. “Ellis”, sipas burimeve policore, duket se ka qenë ai që ka qëlluar me plumbin vdekjeprurës, që ka vrarë 39-vjeçarin me profesion hidraulik.

Në pamjet e publikuar në rrjetet sociale, shohim të kërkuarin Ellis duke shëtitur lirshëm dhe duke u argëtuar me miqtë e tij. Autoritetet arrestuan orët e para të së dielës një shtetas bullgar 36-vjeçar, i cili dyshohet se mban lidhje me një bandë të njohur të krimit të organizuar, pas një kontrolli të rastësishëm, gjatë të cilit, iu gjet një armë dhe plumba.

Vrau Pëllumb Islamin? Mediat greke: Elis Salaj shëtit i lirë

ELIS SALAJ 2
Vrau Pëllumb Islamin? Mediat greke: Elis Salaj shëtit i lirë

ELIS SALAJ 3
Vrau Pëllumb Islamin? Mediat greke: Elis Salaj shëtit i lirë

ELIS SALAJ 4
Vrau Pëllumb Islamin? Mediat greke: Elis Salaj shëtit i lirë

ELIS SALAJ 5

36-vjeçari, sipas informacioneve, ka shqetësuar edhe në të kaluarën autoritetet dhe mësohet se ka marrëdhënie të mira me anëtarët e bandës së njohur të Luanëve. Në mënyrë të veçantë, 36-vjeçari u arrestua për armëmbajtje pa leje, pas një kontrolli të rastësishëm që iu bë, teksa ndodhej jashtë një lokali të njohur nate në Liosion, i cili njihet nga policia, pasi duket se kjo bandë është aktive atje. Atij iu gjet një pistoletë Tokarev dhe shtatë fishekë.

Gjithashtu, sipas të njëjtave informacione, në të kaluarën 36-vjeçari kishte bërë padi ndaj punonjësve të policisë së ekipit të Veprimit të Menjëhershëm, me akuzën se e kishin rrahur gjatë një kontrolli në Gazi.

Lajme të tjera |  "7 x 7 = 0 Mandate" - Lulzim Basha del në pension politik, dështoi me partinë e tij të re

‘Banda e Luanëve’ është përfshirë në vrasjen e një hidrauliku 39-vjeçar në Jonin e Ri, si dhe në raste të trafikut të drogës, e trafikut të qenieve njerëzore./Zougla-ZËRI/

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us