Vrau shqiptarin, këngëtari grek s’e provon burgun, direkt nga spitali në shtëpi. E ëma: Është në shok

Lirohet nga burgu këngëtari grek Giannis Xanthopoulos që vrau 20-vjeçarin shqiptar, Antonio Daja. Yannis Xanthopoulos pas aksidentit rrugor ishte dërguar në spital, nga i cili ka dalë mëngjesin e sotëm për t’u kthyer në shtëpi me familjen e tij. Sipas mediave greke, këngëtari ndodhet në një situatë të vështirë, pasi ende nuk e ka kuptuar se çfarë ka ndodhur, ndërsa drejtuesi tjetër i mjetit, 19-vjeçari me iniciale I.X., ndodhet ende në spital, edhe pse jashtë rrezikut për jetën.

Më herët, nëna e këngëtarit, Eleni foli për kamerën e emisionit “Pame Danae”, ku edhe zbuloi se Yiannis Xanthopoulos ishte ende në gjendje shoku pas aksidentit, ndaj edhe po ndiqej me një psikolog.

Lajme të tjera |  Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

“S’mund te flas. Faleminderit Zotit është në spital. Ata nuk e dinë se si ndodhi. Edhe djali tjetër është gjallë. Im bir foli edhe me psikologen. Si mund të jetë…? Nuk është e lehtë kjo që po kalon. Jam i lumtur për djalin tim që është gjallë, por jam i trishtuar edhe për të tjerët,”- tha nëna e Yannis Xanthopoulos, pak para se i biri të dilte nga spitali.

Një 19-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik në Greqi, mëngjesin e ditës së djeshme, pasi mjeti me të cilin udhëtonte është përplasur kokë më kokë me makinën e drejtuar nga këngëtari grek Janis Ksanthopoulos, 24 vjeç. Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Dekelias” në Menidi, ku fuoristrada e këngëtarit Janis Ksanthopoulos, devijoi nga rruga duke u futur në korsinë e kundërt dhe u përplas ‘kokë më kokë’ me një automjet tjetër, në të cilën po udhëtonte shqiptari dhe miku i tij, vetëm 19 vjeç.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us