Vritet biznesmeni, bandat lënë mesazh të koduar, shënjestra e radhës…guvernatori!

Dy persona mbërritën me një motoçikletë u futën në një gomisteri, por nuk kërkuan asnjë riparim! Të dy u futën dhe ekzekutuan një klient, i cili ndodhej në ato momente në biznes. Vrasësit i morën jetën Ramón de la Cruz, i cili gjithashtu kishte shkuar në gomisteri për një gomë të shpuar.

Pas vrasjes së De la Cruz-it, vrasësit lanë një shënim me një kërcënim të çuditshëm për guvernatorin e Santa Fe, Maximiliano Pullaro, i cili ka qenë objektiv i kërcënimeve serioze që kur mori detyrën më 10 dhjetor të kaluar. Detajet e mesazhit nuk janë bërë me dije.

Vritet biznesmeni, bandat lënë mesazh të koduar, shënjestra

MAXIMILIANO PULLARO

Por mediat vendase kanë bërë me dije se i njëjti biznes u sulmua nëntorin e kaluar, disa javë para se Vanesa Barrios, partnerja e Ariel Cantero, lideri i Los Monos, të arrestohej për zhvatje të një trafikanti tjetër droge, të cilit i morën katër prona. Vendi ku ndodhi krimi një natë më parë do t’i përkiste Samuel Medinës, alias Gordo Samu, i cili është i afërm i partnerit të liderit të “Los Monos”. Ndaj edhe dyshohet se vrasja e ndodhur ka lidhje me rrjetin e drogës.

Në mes të dhunës që vlon në zonën jugore të Rosarios për shkak të manovrave për shitjen e drogës, qeveria e Santa Fe-së dhe drejtësia vazhdojnë edhe sulmojnë bandat. Ndaj mendohet se është lënë edhe mesazhi për guvernatorin.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us