Detaje të reja dalin nga ekzekutimi i 58-vjeçarit në Vlorë, krimi ndodhur mëngjesin e 27 Prillit.
Kamerat e sigurisë kanë fiksuar vrasësin e Renato Hoxhaj, i cili u qëllua për vdekje në objektin e ndërtimit ku ishte i punësuar si roje.
Raportohet se autori mbante kapele në kokë, ndërsa fytyrën e kishte të mbuluar me shall.
Nga kamera e sigurisë, vrasësi shihet duke ardhur nga kodra pas banesës së 58-vjeçarit Renato Hoxha dhe pas ekzekutimit të 58-vjeçarit ka ndjekur po të njëjtën rrugë, e cila kalon pranë kodrës së Kuzum Babasë.
Viktima është qëlluar me 2 plumba në kokë dhe dy në trup, ndërsa në vendngjarje u gjetën 4 gëzhoja pistolete 9 mm.
Bashkëjetuesja e viktimës ka deklaruar para hetuesve se nuk ka dijeni që 58-vjeçari të ketë pasur konflikte, ndërsa ka pohuar se ka dëgjuar të shtënat me armë, por ka menduar se ishin fishekzjarrë.
Për gjurmimin dhe identifikimin e autorit të vrasjes së 58-vjeçarit Renato Hoxhaj policia ka sekuestruar edhe kamera të tjera sigurie në zonë, ndërsa deri tani janë shoqëruar në komisariat 5 persona, por nga dëshmitë e para të dhëna prej tyre nuk është ka dalë asnjë detaj që mund të ndihmojë hetimet.