Është lënë i lirë autori i vrasjes së shqiptarit Bledar Dedja, i cili u qëllua me thikë më 21 janar 2024 në një zonë pyjore në Via Dei Carpini në Pieve del Grappa në Itali.
Gjykata për të mitur të Venecias pranoi kërkesën e avokates së të autorit, për të ndjekur një kurë psikologjike në komunitet.
Shqiptari dhe i mituri, para ngjarjes, ishin takuar rreth 1 vit më parë në ambientet e punës ku Bledar Dedja punonte, ku dyshohet se ky i fundit e bindi të kryenin marrëdhënie në këmbim të parave.
Ditën e krimit, 17-vjeçari u kap nga disa kamera sigurie të rrugës në sheshin në Paderno del Grappa ku duhej të takohej në Bledarin.
Më pas të dy janë filmuar teksa udhëtuan me Mercedesin B-Class të 39-vjeçarit drejt pyllit.
Pas vrasjes, djali mesa duket ka hequr “qafe” thikën me të cilën kreu krimin, çelësat e makinës së viktimës dhe disa rroba të ndotura me gjak, që janë gjetur pranë vendngjarjes.
Gjatë përleshjes me shqiptarin dyshohet se adoleshenti gjithashtu pësoi lëndime me thikë në dorë.
Më pas është larguar në këmbë në Via Dei Carpini, ku është filmuar nga një kamera e dytë sigurie teksa i bënte autostop automjeti (i cili është sekuestruar për hetim), që e ka dërguar deri në stacionin e autobusit.
Në këtë pikë gjurmët e 17-vjeçarit humbasin derisa ai rishfaqet në një urgjencë spitali për të mjekuar plagët në dorë.