Vuçiç ankohet në OKB për “represion” ndaj serbëve të Kosovës: Prishtina synon krijimin e “Shqipërisë së Madhe”

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka folur ditën e sotme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, duke pretenduar për dhunë sistematike ndaj serbëve të Kosovës, teksa ka akuzuar autoritetet e Kosovës për “politikë represive”.

Vuçiç ka deklaruar se para 11 vitesh është firmosur marrëveshja më e rëndësishme për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës, e cila sipas tij nuk është respektuar nga pala shqiptare, por vetëm nga ajo serbe.

Ai tha se të gjithë anëtarët e Këshillit të Sigurimit kanë vlerësuar argumentet e Serbisë, ndërsa shtoi se lëvizjet e Prishtinës zyrtare synojnë krijimin e Shqipërisë së Madhe.

Presidenti serb u ankua se “regjimi” i  Albin Kurtit në vend që të sanksionohej është shpërblyer vazhdimisht nga ndërkombëtarët, ndërsa pretendoi se gjatë kësaj kohe ka pasur respresion të vazhdueshëm ndaj popullatës etnike serbe.

Lajme të tjera |  Gjatë vitit 2024 të huajt blenë 380 milionë euro prona në Shqipëri

“Sot po flasim që t’iu kujtojmë se para 11 vitesh ka qenë marrëveshja më e rëndësishme e firmosur mes Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel. 11 vite më vonë edhe pse serbët kanë përmbushur detyrimet, asociacioni nuk është në horizont. Për të gjithë serbët në Kosovë, këto 11 vite kanë qenë 11 vite me premtime të papërmbushura. Më lejoni t’ju kujtoj se kjo seancë urgjente është mbajtur me kërkesë të Republikës së Serbisë, që institucionet e përkohshme të të ashtuquajturit. Kosova e udhëhequr nga Albin Kurti shkaktoi tensione. Serbia i paraqiti Këshillit të Sigurimit të OKB-së gjithçka që ndodhi, dhunë ligjore, dhunë fizike dhe shënjestrim selektiv të serbëve në Kosovë. Të gjithë anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së vlerësuan se argumentet dhe ankesat tona të dorëzuara ishin në përputhje me faktet. Lëvizjet e pushtetarëve të Prishtinës prekin të gjithë në mënyrë të barabartë, pavarësisht moshës dhe gjinisë, dhe të gjitha brenda agjendës shoviniste që synon krijimin e Shqipërisë së Madhe.

Lajme të tjera |  Shefi i NATO-s paralajmëron Rusinë për një “reagim shkatërrues” të aleancës nëse sulmohet Polonia

Në vend që të sanksionohej, regjimi i Kurtit shpërblehej vazhdimisht. Në të njëjtën kohë, ka pasur represion të vazhdueshëm, ka pasur 16 sulme, të shtëna, frikësim të numrit në rënie të të kthyerve. Heqja me dhunë nga policia e tabelave me emra në gjuhën serbe. Sulmet e vazhdueshme në kuadër të fushatës së persekutimit të serbëve u thelluan, persekutorët e serbëve konfiskuan sasi të mëdha të mjeteve mjekësore në Zubin Potok. UNMIK-ut i mungon saktësia për ngjarjet e kësaj periudhe”, tha Vuçiç.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us