Presidenti serb Aleksandër Vuçiç deklaroi këtë të premte se për të është më mirë të jetë i “keq” në sytë e Perëndimit se sa të heqë dorë nga Kosova. Nga Nju Jorku ku mori pjesë në takimin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ku pritej të votohej rezoluta për gjenocidin së Srebrenicë, Vuçiç tha se nëse do të kishte hequr dorë nga Kosova atëherë do të kishte fituar tre çmime Nobel, por që sipas tij, ai nuk bën asgjë kundër Serbisë.
Aleksandër Vuçiç: Esenca është, pavarësisht se çfarë bëjmë, pavarësisht se si e bëjmë këtë, nëse nuk i përsërisim të vjellat e tyre për popullin tonë, ne do të jemi gjithmonë një faktor i keq dhe destabilizues dhe nuk e di se çfarë tjetër. Dhe nëse heqim dorë nga ajo se jemi serbë, nëse heqim dorë nga emrat dhe mbiemrat tanë, nëse heqim dorë nga Republika Serbe, nëse heqim dorë nga Kosova. Nëse heqim dorë, në fund të fundit nga Serbia, nga pavarësia jonë dhe sovraniteti, do të kisha marrë tre çmime Nobel deri tani, do të bëhesha edhe i bukur edhe i mençur, mund të isha çdo gjë, vetëm nëse do të donim ta bënim këtë. Pasi nuk e bëjmë, atëherë jemi më të këqijtë në botë. Por është shumë më e lehtë për mua të jem më i keqi në botë sesa të bëj diçka kundër Serbisë.