Vuçiç: Më intereson që procesi zgjedhor të përfundojë sa më shpejt

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaroi se nuk i ndjek deklaratat e politikanëve, por se i intereson vetëm që procesi zgjedhor të përfundojë sa më shpejt.

Vuçiç u tha gazetarëve në Baçki Breg se “dikush këtu bëhet shpejt modern, por zgjat tre, katër, gjashtë muaj. “Tani koalicioni modern është Serbia kundër dhunës, para kësaj Dinkiç, para tij dikush tjetër”.

Duke folur për protestat e opozitës, Vuçiç tha se “ata urrejnë ata që mendojnë ndryshe”.

“Për tre orë ata rrahën policinë, goditën ndërtesën dhe më pas thanë se ishin elementët që ishin të përfshirë. Dhe pastaj e kuptuan se ishin Aleksiçi dhe Zelenoviçi”, tha Vuçiç.

Lajme të tjera |  E zuri masivi i dheut teksa po punonte me ekskavator gjendet pas gjashtë ditësh trupi i 29-vjeçarit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us