Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka thënë në një tubim në Krushevc se serbët në Kosovë nuk dorëzohen. Vuçiç ka theksuar se pret që edhe më tej të ketë probleme për serbët, në lidhje me Kosovën.
“Ne do të jemi gjithmonë me serbët. Nuk na step asgjë. Deri në frymën e fundit të jetës sonë, do jemi me serbët, me Kosovën”, deklaroi ai. Edhe më herët, Vuçiç ka vënë në dukje gjendjen e rëndë të serbëve në Kosovë.
“Në Kosovë janë momente të vështira dhe me siguri që do të ketë momente akoma më të vështira. Por, ne kurrë nuk do të heqim dorë nga populli ynë, të drejtat e tij dhe interesat kombëtare të Serbisë”, ka thënë Vuçiç.
Komentet e presidentit serb mbi Kosovën vijnë disa ditë, pasi Interpoli ka lëshuar urdhër-ndërkombëtar për Milan Radoiçiç, i akuzuar për sulmin terrorist në Banjskë