Vuçiç tërbohet me Perëndimin: Po na marrin Kosovën që t’i heqin Putinit asin nën mëngë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka pranuar humbjen e fundit politike lidhur me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës.

Në konferencën e shumëpritur, Vuçi1ç ka theksuar se vendi i tij po paguan një çmim të lartë për shkak të marrëdhënies me Rusinë.
“Vendet perëndimore ndjejnë shumë presion për shkak të avancimit të forcave ruse dhe pasigurisë se si do të përfundojë konflikti në Ukrainë dhe janë nën presion nga mesazhet politike nga Moska bazuar në atë që quhet ‘precedenti Kosovë’. Pikërisht për këtë arsye, bëhet fjalë për heqjen e Kosovës si një as të mundshëm nën mëngë të Vladimir Putinit dhe prandaj jemi në shënjestër të Prishtinës dhe atyre që i kanë përkrahur”, u shpreh Vuçiç.

Lajme të tjera |  Gara në Tiranë, Jorida Tabaku i ‘rrëmben’ mandatin Ilir Alimehmetit! Si është diferenca me vota

Presidenti serb foli ashpër në drejtim të zyrtarit amerikan Gabriel Escobar, ndërmjetësuesit Lajçak dhe veçanërisht Dora Bakojanis, që rekomandoi pranimin e Kosovës në Këshillin e Europës pa kushte shtesë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us