Vulin lavdëron Rusinë: Ka ruajtur rendin kushtetues të Serbisë. Përmend Kosovën

Ish-kreu i Agjencisë Serbe të Sigurisë dhe Informacionit, Aleksandër Vulin, duke folur për protestat në Beograd, deklaroi se Moska ka arritur që të ruajë rendin kushtetues të Serbisë, duke mos lejuar shkatërrimin e saj. Sipas tij, shteti serb ka baza të forta, për shkak se ka mbështetjen e Rusisë. “Protestat janë organizuar nga Perëndimi. Mirëpo, pro perëndimorët nuk do ia dalin dot që të mposhtin një qeveri, e cila është zgjedhur nga populli. Moska ka luajtur rol pozitiv në ruajtjen e sigurisë dhe rendit kushtetues të Serbisë. Protestat nuk kanë lidhje as me Kosovën dhe as me ndonjë çështje tjetër, por janë organizuar nga Perëndimi. Por, ata nuk kanë mbështetjen e popullit”, tha Vulin.

Lajme të tjera |  Partitë e kandidatët, mbi 1 milion dollarë sponsorizime

Aleksandër Vulin ka shtuar se Moska ka luajtur një rol pozitiv për Serbinë. Ai tha se protestat në Beograd nuk mund të krahasohen me protestat që dëbuan Janokuviçin në Ukrainë, sepse qeveria serbe, sipas tij, nuk është e korruptuar. Madje, Vulin disa herë ka thënë se ndihet krenar që është pjesë e një qeverie, që nuk ka vendosur sanksione për Moskën. Vulin ka thënë edhe se Serbia po gjykon të dyshuarit si pjesëmarrës në masakrën e Banjskës, kur në fakt masat ndaj Radoiçiç dhe të tjerëve janë deri në nivele qesharake.

Më 26 dhjetor, qindra e mijëra njerëz protestuan në ndërtesën e Ministrisë së Drejtësisë së Serbisë. Njëri nga demonstruesit valëviti flamurin e Bashkimit Evropian dhe njerëzit kërkuan lirimin e pjesëmarrësve në trazirat e së dielës, si dhe anulimin e rezultateve të zgjedhjeve të fundit, të cilat u fituan nga koalicioni i presidentit Aleksandar Vuçiç.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us