Vullnet Sinaj “kavia” e parë e Inteligjencës Artificiale! I montojnë zërin e LaCivita-s, PD: Fake-news!

Ngjashmëria mes kandidatit për deputet të Partisë Socialiste, Vullnet Sinajt dhe Chris LaCivita-s, nuk i ka shpëtuar “lupës” së rrjetit. Por mesa duket as vetë socialistëve! Dje, drejtuesi politik i qarkut të Vlorës, Bledi Çuçi ka publikuar një video të krijuar nga Inteligjenca Artificiale ku në pamje dukej Sinaj, por zëri i përdorur ishte i strategut të fushatës zgjedhore të Partisë Demokratike, LaCivita, i cili bëri thirrje për të votuar socialistët. Në video, “LaCivita” thotë se ka ardhur në vendin tonë, por ka gjetur një Shqipëri të zhvilluar dhe me shumë turistë.

“Kam ardhur në Shqipëri pasi kam marrë pagesë nga Berisha dhe Mediu. Po ajo që po shoh këtu është një vend i zhvilluar. Kaq shumë turistë kudo. Mbi 10 milionë vetëm vitin e kaluar. Ekonomia po rritet dhe po përmirësohet. Njerëzit e duan përparimin. Ndërsa kontrata ime është me Berishën, duhet të jem i drejtë kur them se do të votoja për Edi Ramën,”-dëgjohet në videon ku është montuar zëri i LaCivita.

Për videon e krijuar me IA, ku “kavia” e parë ishte biznesmeni Vullnet Sinaj, ka pasur një kundërpërgjigje edhe nga Chris LaCivita. Edhe pse ishte qartësisht një video e fabrikuar nga Inteligjenca Artificiale, drejtuesi i fushatës së Partisë Demokratike, Chris LaCivita, ka bërë një reagim zyrtar duke sqaruar se videoja është e fabrikuar nga kryeministri Edi Rama.

Deklarata e zëdhënësit të fushatës së PD, Andi Mustafaj:

Jam këtu para jush si zëdhënësi i fushatës së ‘PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore’ për t’ju komunikuar reagimin e strategut të fushatës së PD, Chris LaCivita, mbi montazhin e videove dhe fotove që ka bërë kryeministri Edi Rama, ku e krahasojnë atë me deputetin, Vullnet Sina. Z. LaCivita deklaron se: Video është fake-është fabrikuar nga fake-u Edi Rama. Edi Rama është kaq i dëshpëruar për të shmangur debatin për 12 vitet e dështimeve të tij ekonomike para popullit shqiptar-sa i duhet të prodhojë-dhe të bëjë mbështetësit e tij të korruptuar të prodhojnë-imitime megjithë mend të dobëta të miat. Unë jam, të paktën më i zgjuar, se ky që mbështet Edi Ramën, një KM dështak dhe bandit. Familjet shqiptare kërkojnë zgjidhje reale për vështirësitë ekonomike me të cilat përballen. Kjo lloj sjellje e Ramës dhe njerëzve të tij është një tregues tjetër i asaj se vetëm Dr. Berisha ka aftësinë dhe stabilitetin për të bërë këtë: për të zgjidhur problemet ekonomike të shqiptarëve.

Ky është rasti i parë i përdorimit të Inteligjencës Artificiale për këto zgjedhje parlamentare./ZËRI

Lajme të tjera |  Pensionet e reja, miratohet vendimi me koeficientët e pagave! Si do të bëhet përllogaritja për 40 mijë të moshuar që përfitojnë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us