WhatsApp surprizon sërish! Prezanton opsionin e ri

WhatsApp tani shton mundësinë për të vendosur një mesazh në krye të bisedave tuaja deri në 30 ditë. Kompania Meta thotë se funksioni, të cilin aplikacioni Messenger tashmë e ka, po shpërndahet edhe për përdoruesit e WhatsApp.

Meta thotë se për ta aktivizuar këtë opsion, përdoruesit do të duhet të mbajnë shtypur një mesazh dhe të shypin butonin “Pin”. 7 ditë është kohëzgjatja e paracaktuar për një ‘pin’ (gozhdim), por përdoruesit mund të zgjedhin ta ndryshojnë atë në 24 orë ose 30 ditë. Mund të gozhdohet çdo mesazh, sondazh, foto apo edhe një video. Madje administratorët e bisedës në grup mund ta bëjnë një pin të dukshëm vetëm për administratorët e tjerë.

Vitin e kaluar, Meta filloi një fushatë marketingu për ta bërë WhatsApp-in po aq popullor në SHBA sa është kudo në botë, pasi shton vazhdimisht veçori të reja. Meta gjithashtu filloi të shpërndajë imazhe dhe video me cilësi të plotë në WhatsApp në fillim të këtij muaji për përdoruesit e iOS.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us