Xabi Alonso me ide të qarta, 2 janë futbollistët që kërkon të marrë me vete në Madrid

Xabi Alonso do të largohet në fund të sezonit nga Bayer Leverkusen. Timonieri spanjoll do të luajë ndeshjet e fundit në krye të ekipirt të Granit Xhakës dhe ky largim vjen pas 2 vitesh e gjysmë.

E ardhmja e Alonsos pritet të jetë te Real Madrid, ku spanjolli do të zëvendësojë në stol Carlo Ancelottin. Ky i fundit me shumë gjasa do të kalojë te Brazili dhe në këto kushte një ish-madrilën do ta zëvendësojë në stol.

Gjithsesi 43-vjeçari ka nisur nga puna. 2 janë futbollistët që kërkon t’i ketë pjesë të “Los Blancos” në sezonin e ri. I pari është Florian Ëirtz dhe tjetri Jonathan Tah. Ëirtz ka kontratë me Leverkusen, ndërsa Tah do të dalë si futbollist i lirë në fund të sezonit.

Lajme të tjera |  Tjetër vendim i papritur për Brojën, FORMACIONET ZYRTARE të Fulham-Everton

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us