Xhaçka ‘mollë sherri’, Bardhi-Nikollës: Po nxirrni justifikime absurde! (Të hënën mblidhet Këshilli i Mandateve)

Në konferencën e kryetarëve në Kuvend, ka pasur debate të forta mes Gazment Bardhit dhe Lindita Nikollës, për çështjen e mandatit të deputetes socialiste Olta Xhaçka. Bardhi i ka kërkuar Nikollës që të zbatohet vendimi i gjykatës Kushtetuese, dhe se mazhoranca është duke vepruar në shkelje të ligjit. Nga ana e saj kryeparlamentarja Lindita Nikolla, njoftoi se të hënën do të mblidhet Këshilli i Mandateve, ku do të merret në shqyrtim edhe mandati i ish-ministres Xhaçka. Kjo e fundit akuzohet se ka shkelur ligjin për konfliktin e interesit, pasi gjatë kohës që ka qenë ministre, bashkëshorti i saj Artan Gaçi, ka fituar statusin e investitorit strategjik.

DEBATET

Bardhi: Në shkelje të Kushtetutës ju si kryeparlamentare dhe si mazhorancë po refuzoni të zbatoni vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Keni nxjerrë justifikime absurde nga janari i vitit 2023 e deri më sot. Kjo praktikë e Gjykatës Kushtetuese, është praktikë e njohur por ju bëni sikur nuk e kuptoni dhe e zvarrisni. Doni ta ktheni edhe një herë tek Këshilli i Mandateve ku vendimet e këtij këshilli kanë qenë subjekt i shqyrtimit në Kushtetuese.

Nikolla: Të hënën do të mbledhim Këshillin e Mandateve për këtë ceshtje për të vijuar proceduren.

Lajme të tjera |  Vetëvrasja e të miturit në Gjirokastër, rasti i dytë brenda dy muajsh në të njëjtën shkollë! Zbulohen detaje të reja, dyshohet se…

Bardhi: Procedura thotë se çështjet do duhet të vij në Kuvend. Por ju kërkoni ta zvarrisni…

Çfarë ka ndodhur me mandatin e Xhaçkës

Në janar të vitit 2023 Kushtetuesja duke i dhënë përgjigje një padie të deputetëve të PD-së rrëzoi si antikushtetues vendimin e Kuvendit për të mos dërguar çështjen pranë kësaj duke kërkuar që të vendosë për të kundërtën.

Por, zbatimi i këtij vendimi po zvarritet prej më shumë se një viti me justifikime të ndryshme, ndërkohë që mazhoranca shfrytëzoi krizën e re në Kuvend për shkak të protestave të opozitës, si justifikim për shtyrjen e çështjes pa afat.

Këshilli i Legjislacionit nëpërmjet shumicës miratoi në korrik një raport, ku i sugjeronte Kryetares së Kuvendit, rikthimin e çështjes në Këshillin për Rregulloren dhe Mandatet, ndërsa opozita sugjeronte ndjekjen e praktikës së mëparshme parlamentare për ta dërguar direkt në seancë për votim kërkesën e opozitës që mandati i Xhaçkës të shkojë për interpretim në Kushtetuese.

Lajme të tjera |  DETAJE/ Vetëvrasja në Gjirokastër, 17-vjeçari kishte paralajmëruar shokët e tij për aktin, ja çfarë shënimi kishte lënë për familjarët

Nikolla, e cila ka kompetencën ligjore që të vendosë për procedurën e mëtejshme parlamentare, përdori justifikime të ndryshme për mosveprimin.  Pasi u justifikua në vjeshtë me axhendën e ngjeshur, në dhjetor kabineti i saj tha se kjo çështje do të shqyrtohej me kthimin e normalitetit të punës në Kuvend.

Por një gjë e tillë nuk ka ndodhur as sot.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us