Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike dhe deputeti i sapozgjedhur në qarkun e Tiranës, Besart Xhaferri, deklaroi se opozita po vijon procesin e dokumentimit të shkeljeve zgjedhore të ndodhura gjatë zgjedhjeve vendore të 11 majit, duke theksuar mungesën e besimit te institucionet vendase.
I ftuar në studion e News24, Xhaferri tha se për transparencë dhe hetim serioz i manipulimeve të pretenduara vjen nga ndërkombëtarët. Ai theksoi se partitë popullore evropiane pritet të sjellin një mision faktmbledhës në vend, ndërsa Parlamenti Evropian dhe forca të rëndësishme politike në Gjermani po kërkojnë një hetim të procesit zgjedhor në Shqipëri
“Po përpiqemi që të njëjtën vëmendje ta sjellim edhe në Senatin dhe Kongresin Amerikan,” tha Xhaferri.