Xhemal Loka planifikoi arratisjen? Çfarë iu gjet në xhep nga policia ditën e arrestimit

Do të dalë sot përpara Gjykatës së Durrësit, Xhemal Loka, i cili dyshohet se ka shtyrë bashkëshorten e tij drejt vetëvrasjes. Vetë Loka i ka qëndruar versionit të tij, se bashkëshortja i ka dhënë fund jetës për shkak të bullizmit në rrjetet sociale, dhe se ai nuk e ka dhunuar.

Megjithatë sipas policisë së Durrësit, përpara se të shoqërohej për në komisariat, Xhemal Loka ka planifikuar që të arratisej, për shkak se i janë gjetur me vete një sasi parash, 2’800 Euro dhe 27’000 Lekë.

Duke marrë shkas nga e gjithë mënyra se si ndodhi ngjarja, dhe u tentua që të fshihej dhuna në familje, policia ka dyshime se Loka do të synonte që të largohej jashtë vendit.

Lajme të tjera |  “Të flisja me laraskat?”, banorët në Vlorë humbasin shtëpitë: Telefonuam bashkinë, por nuk na u përgjigjën

Ndaj 45-vjeçarit rëndojnë dy akuza që janë ajo e shkaktimit të vetëvrasjes, si dhe armëmbajtja pa leje. Në banesën e Lokës u gjet një automatik, si dhe një sasi fishekësh. Do të jetë gjyqtari Paulin Çera ai që do të bëjë vlerësësimin e arrestit dhe caktimin e masës së sigurisë ndaj tij.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us