Xhensila reagon ashpër: Plehrë që përdor një moment delikat mediatik, për të thurur intrigat…

Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj ka reaguar ashpër në rrjetet sociale, përmes një postimi në Instastory. Kohët e fundit nëpër media qarkullon lajmi për një divorc të mundshëm me Bes Kallakun, pasi çifti nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram.

Këngëtarja është përfolur shumë nga fansat e saj për raporte të krisura në çift, ku disa ata i aludonin vetë arsyet.

Xhensila ka paralajmëruar se kushdo që merret me emrin e saj duke gënjyer dhe manipuluar, do të përballet me përgjegjësi juridike.

Xhensila reagon ashpër: Plehrë që përdor një moment

“Sapo më nisën një video që një monstër Tik-Tok-u me fantazinë më të shthurur ka baltosur emrin tim, me njerëz që nuk i njoh, e as emrin s’jua kam dëgjuar kurrë. Plehrë që përdor një moment delikat mediatik, për të thurur intrigat dhe gënjeshtrat e tua. Është përbaltur shumë emri im për shumë vite por kam heshtur. Nga ky moment do mbani përgjegjësi ligjore për çdo shpifje”, shkruan Xhensila.

Lajme të tjera |  Parashikimi i horoskopit 9 maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us