Xherdan Shaqiri flet pa “doreza”: Në fushë jam shqiptar, në jetën e përditshme jam zvicerian

Xherdan Shaqiri gjithmonë është në qendër të vëmendjes. Grinta e tij në fushën e lojës ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, teksa shpesh herë ka detyryar kundërshtarët edhe të bëjnë ndërhyrje të gabuara ndaj tij për ta ndalur.

Në një intervistë të dhënë së fundmi Shaqiri ka theksuar se në fushë luan me pasion të madh pasi është shqiptar, ndërsa në jetën e përditshme sillet si një zvicerian.

“Në fushë, padyshim shqiptari i pasionuar – me emocione. Megjithatë, në jetën e përditshme jam shumë zviceran: i përpiktë, i besueshëm. Mendoj se i kombinoj të dyja mentalitetet”, ka deklaruar Shaqiri.

Kujtomë se në këtë sezon me Baselin ka mundur të luajë në 32 ndeshje, ku ka shënuar 16 gola dhe 18 asistime. Siç e dimë, anësori ka përfaqësuar Zvicrën në arenën ndërkombëtares, por asnjëherë se ka fshehur mbështetjen e tij për Shqipërinë, teksa shpesh here e kemi parë që të festojë me shqiponjë.

Lajme të tjera |  Trajneri SURPRIZON me vendimin për Kristjan Asllanin, publikohen formacionet zyrtare të derbit Inter – Milan

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us