Xhixho: Meta u rrëmbye në mënyrë banditeske, rastin do ta çojmë në Strasburg!

Zv/presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka deklaruar se arrestimi i ish-Presidentit Ilir Meta ishte një akt i paligjshëm dhe i dhunshëm, duke paralajmëruar ndjekje ligjore në instanca ndërkombëtare.

Xhixho tha se Partia e Lirisë dhe Partia Demokratike po përgatisin një dosje për ta çuar çështjen në Komisionin për Torturën në Këshillin e Evropës dhe në Gjykatën e Strasburgut. “Ish-Presidenti Ilir Meta u rrëmbye në mënyrë banditeske gjatë arrestimit. Për këtë, do të japin llogari në instancat ndërkombëtare. Jemi në kontakt me partnerët ndërkombëtarë për të sqaruar shkeljet dhe abuzimet e bëra në këtë proces,” tha ajo.

Opozita ka akuzuar qeverinë për shkelje të rënda ligjore dhe për një fushatë të orkestruar ndaj Metës, ndërsa mazhoranca ka mbrojtur veprimet e drejtësisë si pjesë e luftës kundër korrupsionit. Dosja që po përgatitet pritet të shtojë tensionet politike në vend, ndërsa beteja ligjore për ish-presidentin vazhdon.

Lajme të tjera |  Meta thirrje qytetarëve për pjesëmarrje në zgjedhje të dielën: Të braktisim shpopullimin, të zgjedhim ndryshimin

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us