Ylber Ramadanit i “rreh zemra” para Serbisë, mesfushori merr “sms” PUBLIK nga trajneri i Superligës

Ylber Ramadani ia doli që të shënonte një supergol këtë fundjavë në ndeshjen që ekipi i tij Leçe fitoi 1-0 përballë Torinos. Mesfushori shqiptar i “shkundi” rrjetën portierit serb të Torinos, Vanja Milinkovic-Savic.

Ndërkohë që menjëherë Ramadani mori mbështetjen e shumë shqiptarëve dhe njerëzve të sportit. Një ndër ta është edhe trajneri i Superligës së Kosovës, Ismet Munishi.

Trajneri i Dukagjinit në Kosovë ka shpërndarë në rrjetin social “Facebook” golin e Ramadanit. Ndërkohë që ky i fundit i ka komentuar me 3 zemra, duke e falenderuar për mbështetjen teknikun Munishi.

Kujtojmë se futbollisti 29-vjeçar e ka nisur karrierën e tij pikërisht në Kosovë me Ferizajn, për të luajtur më pas me Prishtinën dhe Dritën. Më vonë, Ramadani ka veshur edhe fanellën e Partizanit, Vejle, Budapest dhe Aberdeen.

Ylber Ramadanit i “rreh zemra” para Serbisë, mesfushori merr

Postimi i Ismet Munishit dhe komenti i Ylber Ramadanit
Lajme të tjera |  Fenomeni “Igli Tare”, ja “arkitekti” i transferimeve me kosto të ulëta që bënë bujë te Lazio

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us