Ylli Manjani: PD në vdekje klinike, nuk e sjell dot në jetë rinumërimi

PD është në vdekje klinike, nuk e sjell dot në jetë rinumërimi’, kështu është shprehur avokati Ylli Manjani teksa komentoi rinumërimin e votave për zgjedhjet e 11 majit në disa qarqe.

Manjani tha në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv se rinumërimi nuk mund të ndryshojë asgjë në rezultatin e zgjedhjeve.

“PD është në vdekje klinike, nuk e sjell dot në jetë rinumërimi. Këtu po diskutohet për një proces rinumërimi, për të bërë një farë riverifikimi për mënyrën se si është numëruar votat, a ka pasur ose jo gabime. Kjo shuan edhe çdo lloj dileme që vota është numëruar mirë ose gabim. Unë nuk besoj se ka devijim në numërim sepse PS dhe PD janë përgjegjëse zyrtare sepse kanë pasur numërues, nëse janë bërë pislliqe do të thotë se janë bërë vet. PD e kanë humbur busullën me deklarata që bënë”, tha ai.

Lajme të tjera |  SPAK i zgjati hetimet me 6 muaj, Meta reagon nga burgu: Hetime politike, nuk ka prova ndaj meje. Nga kjo betejë do të dal më i fortë

Sipas Manjanit, PD nuk është më alternativë në zgjedhje.

‘Nuk besoj se PD mund të hyjë në një proces ndryshimi në kushtet ku gjendet. PD nuk identifikon sot asnjë grup social në vend që ta gjejë veten atje. Nuk ka një grup social që të jetë i identifikuar me këtë parti që të mbrojë interesat e tyre. Nuk mendoj se janë më alternativë. Këta hera e fundit që kanë fituar zgjedhjet është 2011 kur fituan bashkinë e Tiranës me ndihmën e LSI dhe ajo është hera e fundit që kanë fituar një palë zgjedhje dhe më vonë ata vetëm kanë humbur’, tha ai.

Manjani u ndal edhe tek akuzat e Sali Berishës se vendi është kthyer në një narkoshtet.

‘Sipas PD kështu është një narkoshtet dhe këtu janë të gjithë të droguar, çfarë të thuash. Këto janë fjalët që vjen nga fjalori i tyre. Edhe të iki Berisha dhe të vijë një tjetër, këta kanë kryer punë. Duhet që të ripahet gara në radhët e opozitës, jo vetëm të PD por të disa partive. Berisha është i vjetër në moshë kjo punë do energji dhe ai tashmë nuk mjafton për të drejtuar opozitën, por duhen më shumë garë. Berishës i ka ngel ora te narkoshteti, na vë pullë në Europë’, tha ai.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us