Ylli Manjani ka sjellë shembullin e asaj që ndodhi në Iran, për t’iu treguar atyre që besojnë se Ramën mund ta rrëzojnë amerikanët, se kjo nuk ka gjasë të ndodhë.
Sipas tij, qeveritë rrëzohen nga votuesit, jo nga Amerika.
“Besimtarët e idesë idiote se qeveritë do na i zëvendësojë Amerika i ftoj të shohin ç’ndodhi së fundi edhe me qeverinë e Iranit.
E bombarduan me raketa, bomba, avionë e destrojerë dhe Mullahut të madh atje nuk i prekën asnjë qime mjekre.
Pra as me bombardime nuk e ndryshuan qeverinë. Imagjinoni Iranin me 90 milionë banorë dhe me potencial për të prodhuar armë bërthamore. Një shtet kyç për rajonin, ku vendosja e një qeverie kukull do ishte zgjidhje për Amerikën.
E pra nuk e bëri dot as Trumpi i madh. As nuk e çoi nëpër mend madje.
Tani, mendoni se me ç’interes dhe mënyrë Amerika do na heqë qeverisjen e Ed Ramës në Shqipërinë ku veç hahet groshë dhe bëhen e shiten pordhë.
Përpiquni të pajtoheni me të vetmen ide reale që ekziston. Qeveritë këtu i vendosin dhe i zëvendësojnë vetëm shqiptarët. Si gjithandej xhanëm.
Asnjë shtet tjetër nuk ka as interes e as mjet për ta bërë atë që duhet të bëjnë shqiptarët.
Përralla se “duhet mbajtur mirë me Amerikën se ata të hypin apo zdrypin nga pushteti” u tregohet njerëzve për marketing. D.m.th për pordhë.
Në fakt ka që në ’45 që shqiptarët presin t’u zbarkojnë aleatët… Prap nuk zënë mend.
Hajde groshë!
Urdhnoni, urdhnoni…!
Pordhë të freskëta…!
Janë amerikane…!
Urdhnoni”, shkruan Manjani.