Zanetti i bindur: Këta dy lojtarë do të rinovojnë sërish te Interi

Lautaro dhe Barella do të qëndrojnë te Interi. Lajmi është bërë i ditur nga zëvendëspresidenti i klubit, Javier Zanetti, në një intervistë të dhënë së fundmi.

“Lautaro dhe Barella sigurisht që do të rinovojnë. Si nga jonë ashtu edhe nga ana e tyre ka predispozicion maksimal për të vazhduar punën së bashku. Ata janë dy lojtarët më themelor të projektit dhe sigurisht do të jenë me ne për shumë kohë”, -tha ai.

Kujtojmë se Interi ia doli të fitojë titullin e Serie A këtë sezon, duke “qepur” yllin e dytë në fanellë.

Lajme të tjera |  Kosova e pandalshme në miqësore, Albion Rrahmani mposht “i vetëm” Comoros

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us