Zarfet me vota në rrugët e Greqisë/ PD-KQZ-së: Manipulim i PS! Rama: Nuk i ha njeri këto, i keni nxjerrë vetë

Procesi i shpërndarjes së fletëve të votimit tek zgjedhësit që jetojnë jashtë territorit të Shqipërisë nuk po kalon pa probleme. Problematikat me shpërndarjen e zarfeve nga kompania postare ‘DHL’ kryesisht në Greqi, kanë sjellë një përplasje mes dy partive politike asaj demokrate me atë socialiste.

Ishte kryetari i Partisë Demokratike në Athinë, Alfred Fizi, i cili denoncoi procesin e votimit të emigrantëve shqiptarë jashtë vendit, konkretisht në Athinë. Me anë të një imazhi, ku shihen zarfet me fletët e votimit të hedhura në trotuar, Fizi pretendon se nuk dihet kush i merr e kush i dorëzon ato.

Në lidhje me problematikën Partia Demokratike ka paraqitur një ankesë në KQZ. PD, në ankesën e saj, thotë se ndonëse autoritetet garantuan publikisht se zarfet zgjedhore do t’u dorëzoheshin zgjedhësve në adresën e tyre, me njoftimin e bërë nga KQZ pak ditë më parë që të paraqiten vetë në pikat e kompanisë postare DHL, është krijuar konfuzion, si dhe janë ngritur shqetësime serioze për transparencën, standartin dhe ligjshmërinë e procesit. PD akuzon për ndërhyrje edhe Partinë Socialiste, duke u shprehur se zarfet jo vetëm që nuk u dorëzohen në dorë qytetarëve, por shpeshherë po përvetësohen në mënyrë të organizuar nga individë të caktuar që mund të paraqiten pranë pikave postare (qoftë zyrtare, qoftë nënpagesë si zyra bastesh, apo hyrje pallatesh).

Zarfet me vota në rrugët e Greqisë/ PD-KQZ-së: Manipulim i

DOKUMENTI

Pas pretendimeve të opozitës, një reagim erdhi nga kryeministri Edi Rama, i cili gjatë një mesazhi drejtuar emigrantëve në Athinë, u shpreh se vetë opozita i ka nxjerrë në rrugë zarfet, duke pretenduar se këto i bëri regjimi.

“Klithmat e bufit të kënetës u shtrinë edhe jashtë kufijve duke paralajmëruar vjedhjen e madhe. Një nga ato salamandrat blu kishte nxjerrë ca zarfa në rrugë dhe pretendonte se ishin të kapur nuk e di kush dhe sesi. Drejtuesi ynë politik ka bërë të qartë, se zarfa mund të mbledhësh edhe nga shpia jote. Kur je skllav i bufit edhe shtëpinë tendë e kthen në llogore kënetë. Mund ti fotografosh në rrugë dhe të thuash këto i bëri regjimi, por këto nuk i ha njeri,”-u shpreh Rama.

Lajme të tjera |  "Kristian mos më luaj me dy porta, Kristian!", shkëmbim i pazakontë mes Ramës dhe kryebashkiakut të tij në Vaun e Dejës

Rama iu bën thirrje emigrantëve në Greqi që të marrin zarfet zgjedhore dhe të shfrytëzojnë momentin historik për të votuar më 11 Maj. Kreu i qeverisë u kërkoi votën për të përshpejtuar integrimin dhe tharë kënetën. Rama thotë se ky votim është historik edhe për të zgjidhur njëherë e mirë çështjen e pensioneve për emigrantët në Greqi, pasi me hyrjen në BE, do t’u njihen automatikisht.

Edi RamaDesha të përcjell një thirrje, lutje, mesazh për të gjithë ata që janë regjistruar si votues në Greqi, që të marrin zarfat dhe të mos e lënë pa përdorur mundësinë historike, për një takim me historinë. Mundësi historike për të qenë votues për herë të parë nga jashtë, por edhe një takim me historinë për të kyçur Shqipërinë në BE. Ka pasur një problematikë për fat të keq në ditët e para me shpërndarjen, por tanimë kompania ka vënë gjerat në vijë. Zarfat janë shpërndarë dhe keni të gjitha informacionet për të kuptuar se cfarë duhet të bëni dhe për të mos përtuar që ti tërhiqni zarfet nga pikat e shpërndarjes. Në rast se i keni marrë zarfat të veproni duke i kthyer ato drejt Shqipërisë, me numrin 5. Ky votim ka një rëndësi të veçantë për Shqiptarët në Greqi që ende nuk kanë pasaportën dhe janë futur në ankthin e padrejtë të njohjes së pensionit. Njohja e pensionit bëhet me marrëveshje, negociatat me qeverinë greke kanë nisur, por nuk dimë sa kohë do të marrë. Vullneti ynë është i plotë. Vullneti i qeverisë greke është pozitiv, por duke u nisur nga eksperienca me Italinë që u deshën vite të tëra dhe më pas e solli fati që të më dilte mua një motër në Romë ku u përshpejtuan gjerat, ama që nga dakordësia me motrën deri tek firma e fundit kanë kaluar 1.5 vite. Mund të merret edhe me mend sa mund të zgjasë me Greqinë. Klithmat e bufit të kënetës u shtrinë edhe jashtë kufijve duke paralajmëruar vjedhjen e madhe. Një nga ato salamandrat blu kishte nxjerrë ca zarfa në rrugë dhe pretendonte se ishin të kapur nuk e di kush dhe sesi. Drejtuesi ynë politik ka bërë të qartë, se zarfa mund të mbledhësh edhe nga shpia jote. Kur je skllav i bufit edhe shtëpinë tendë e kthen në llogore kënetë. Mund ti fotografosh në rrugë dhe të thuash këto i bëri regjimi, por këto nuk i ha njeri. Ka mundësi të fokusohemi që dhe për këtë arsye një rrugë e dy punë të shtyjmë Shqipërinë përpara dhe të përshpejtojmë tharjen e asaj kënetë që është një fatkeqësi kombëtare dhe një plagë antievropiane.

Ky nuk është rasti i parë i denoncuar në lidhje me procesin e shpërndarjes, ku më herët edhe vetë votuesit kanë njoftuar problematikat me të cilat po përballen. Kostoja e paguar nga buxheti i shtetit për shërbimin e postës është 9.2 milion eurpo, pra gati 10 mln euro. Të gjitha këto para janë marrë nga kompania “DHL” për të kryer shërbimin e nevojshëm për të gjithë qytetarët që këto zgjedhjet për herë të parë votojnë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us