Zbardhen detaje nga mbledhja e qeverisë në Shëngjin, ja çfarë u diskutua

Mësohen detaje të reja nga mbledhja e qeverisë së kryeministrit Edi Rama në Shëngjin.

Një pjesë e madhe e diskutimeve i është kushtuar punës në parlament, angazhimit të deputetëve në komisione parlamentare dhe mbledhje të grupit, performancës së tyre në debate publike si dhe zhvillimeve që do të pasojnë pas incidenteve të shkaktuara nga opozita në seancat e fundit.

Diskutimi është fokusuar në këto pika:

-Seancat plenare të zhvilluara

-Numri i interpelancave

-Numri i mocioneve me debat

-Numri i projektligjeve që janë depozituar në Kuvend, nga të cilat sa prej qeverisë e sa prej deputetëve

-Prezenca e deputetëve në seanca plenare, mbledhje grupi e komisione

-Takimet e ministrave me deputetët

-Sa diskutime ka pasur nëpër komisione për Buxhetin dhe Paketën Fiskale

Lajme të tjera |  "Djali dhe vajza e Berishës kanë bërë namin!"/ Argita Malltezi i përgjigjet Baton Haxhiut: Vazhdo fol me zogjtë, do të shkosh në gjyq!

-Kërkesat për masa disiplinore ndaj deputetëve, sa janë kërkuar e sa janë miratuar

-Performanca e deputetëve në debate publike, diskutime në seanca e komisione dhe prezenca në zonat elektorale

-Vijimësia e jetës parlamentare pas incidenteve dhe bllokimit të opozitës

-Ligjet në Kuvend që duan shumicë të cilësuar, si amnistia e të denuarve

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us