Zbardhet dëshmia e 35-vjeçarit që “burgosi” familjen në banesë: I mbaja nën kontroll!

35-vjeçari Jetnor Zhaboli ka deklaruar se mbante të mbyllur në banesë prej muajsh nënën, gruan dhe dy fëmijët e mitur, për t’i pasur ata nën kontroll.

Zhabolli i mbyllte në banesë prej muajsh, të cilën e kishte ‘blinduar’ me kamera sigurie në çdo dhomë, madje dhe tualet, e po ashtu përdorte bllokues valësh në mënyrë që të mos përdornin telefonat.

Në momentin që policia ka shkuar në banesën e tij, dëgjoheshin vetëm zëra nga brenda shtëpisë, por askush nuk mund të dilte.

Ndërkohë, ka qenë vetë 35-vjeçari, me origjinë nga Burreli, ai që ka hapur derën.

Ky i fundit, me profesion ekonomist, tashmë është arrestuar dhe policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes së rëndë.

Lajme të tjera |  Dosja ‘Partizani’/ Shabani: Berisha e ka ngritur karrierën e tij mbi viktima dhe korrupsion! Ky është gjyqi më i rëndësishëm në Shqipëri

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us