Zbardhet dokumenti i vitit 1974: Si Shqipëria komuniste vendosi zhurmuesit televiziv për të izoluar shqiptarët nga bota

Pas vitit 1974, Shqipëria hyri në fazën më të thellë të izolimit të saj historik. Pas përkeqësimit të marrëdhënieve me Kinën, regjimi komunist i Enver Hoxhës filloi mbylljen e çdo dritareje komunikimi me botën e jashtme.

Jo vetëm kufijtë tokësorë mbetën të blinduar, por edhe ajri u bë i pakalueshëm. Nisi zhurmimi sistematik i sinjaleve televizive nga Italia, Jugosllavia dhe Greqia.

VNA ka siguruar një dokument zyrtar të vitit 1974, ku Drejtori i Postave dhe Komunikacioneve, Perikli Pani, i dërgon Hysni Kapos planin për vendosjen e dhjetëra aparateve zhurmuese në zonat kufitare, për të bllokuar çdo valë televizive të huaj.

“Me vënien ne pune te qendrës transmetuese televizive te Dajtit u arrit te mbulohet rreth 20% e sipërfaqes së vendit tonë, kryesisht zonat fushore dhe bregdetare, ku banojne rreth 45% e popullsise.  Per zgjerimin e mbulimit te vendit me sinjal televiziv, ne zonat kufitare dhe gendrat me popullsi me te dendur, vitet e fundit janè vendosur dhe do te vendosen disa persëritesa televizive te montuar ne vend; deri në fund te vitit 1974 siperfagja e mbuluar pritet te arrijë në 30% kurse si popullsi rreth 68%. Deri tani janë vendosur 18 cope persëritisa televizive ne këto vende: Kukës, Fierz, Puke, Peshkopi, Elbasan, Bulqizë, Librazhdë, Pogradec, Korçë, Ersekë, Çorovodë, Përmet, Gjirokastër, Delvinë, Sarandë, Berat, Orikum dhe Poliçan (Berat)” – thuhet ndër të tjera në dokument.

Zbardhet dokumenti i vitit 1974: Si Shqipëria komuniste vendosi zhurmuesitZbardhet dokumenti i vitit 1974: Si Shqipëria komuniste vendosi zhurmuesit

Kjo masë bashkë me zgjerimin e rrjetit të transmetuesve të brendshëm, synonte të forconte monopolin e vetëm ideologjik: Zërin e Partisë. Në këtë mënyrë, izolimi i Shqipërisë nuk ishte më vetëm politik apo diplomatik, ai shtrihej mbi mendjet, veshët dhe sytë e qytetarëve të saj.

Zbardhet dokumenti i vitit 1974: Si Shqipëria komuniste vendosi zhurmuesit

Shqipëria u kthye në një vend ku edhe valët u ndaluan, ku çdo fjalë që vinte nga jashtë konsiderohej kërcënim, dhe ku vetmia ideologjike u ngrit në normë shtetërore. Ishte ky fillimi i mbylljes totale të vendit që do të zgjaste deri në fundin e regjimit më 1991./ VNA

Lajme të tjera |  Edi Paloka: Si mund të kërkoni dorëheqjen e Berishës, ai e mori PD dhe e mbajti në krahë. Ne jemi fajtorë, jo ai

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us