Kryetari i Komisionit Antikorrupsion ka kërkuar, Fatmir Xhafaj, ka bërë gati listën e emrave që të do të jenë pjesë e punimeve në këtë komision, 91 ekspertë.
Ai kërkon mbështetjen nga Byroja e Kuvendit për të caktuar pagesën për këta të fundit, pagesa këto që shkojnë deri në 8 mijë euro, me një fond të miratuar nga Kuvendit, rreth 500 mijë euro.
Në listat e dorëzuara, Xhafaj ka përllogaritur tre nivele pagesash për ekspertët, ku ai i pari është i ekspertëve të nivelit të lartë me 30 emra që pritet të marrin rreth 8 mijë euro.
Më pas është niveli i dytë me 11 emra, që do të kenë një pagesë prej 5600 eurosh.
Sekretariati teknik është parashikuar i përbërë prej 15 veta, dhe 12 ekspertë të nivelit të tretë do të marrin 2 800 euro.
Sipas shkresave zyrtare është parashikuar edhe një kategori tjetër, për ekspertët e huaj, me 23 persona, që do të paguhen po ashtu 5600 euro. Këta ekspertë janë shqiptarë, por që jetojnë jashtë vendit./Tch