Zbardhet porosia e Edi Ramës për deputetët e PS/ Blendi Çuçi sqaron socialistët: Për ligjet me 84 vota do të…

Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, mblodhën sot deputetët e PS për të diskutuar axhendën e javës së re në Kuvend.

Në fjalën drejtuar deputetëve kryeministri Rama kërkoi që të vijohet puna me Organizatat Socialiste në terren dhe të intensifikohet komunikimi me anëtarët e këtyre organizatave dhe qytetarët në çdo zonë.

Kreu i grupit, Bledi Çuçi, informoi ndërkohë deputetët për rikthimin e Parlamentit në normalitet duke theksuar se s’ka asnjë marrëveshje e as do të krijohet ndonjë nënkomision ose strukturë e posaçme.

Mësohet se gjatë mbledhjes pa media, diskutimet u ndalën te projektligjet që janë në rendin e ditës për seancën e së enjtes, ku mes të tjerash pritet të kalojë edhe Akti Normativpër ndryshimet në Ligjin e Buxhetit, projektligji “Për Sigurinë Kibernetike”, “Projektligji për disa ndryshime në Ligjin për Gardën e Republikës” etj.
Lajme të tjera |  "Kur shkuan në Greqi ishin në qiell të hapur, Rama-emigrantëve: Punoni tokën tuaj, regjistrohuni në zgjedhje

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us