“Zbërthehet” Amorim përpara finales në Europa League: Mourinho më frymëzoi me atë që bëri te Porto

Në një intervistë të gjatë dhënë për faqen e internetit të UEFA-s, me rastin e finales së Europa League kundër Tottenham (e planifikuar për të mërkurën), trajneri i Manchester United, Ruben Amorim, përmendi trajnerët që e frymëzuan dhe gjithashtu bëri një vëzhgim kurioz në lidhje me punën e bërë te Sporting.

Klub portugez që ai e la nëntorin e kaluar për të pranuar stolin e “Djajve të Kuq”. “Jam ndikuar nga shumë njerëz, por gjithmonë kam parë shumë futboll dhe kështu kam mësuar më shumë. Pata një ndikim të madh nga Jorge Jesus, i cili nga ana tjetër ishte shumë i frymëzuar nga shkolla holandeze.

Si djalë shikoja shumë futboll italian dhe të luaja me tre mbrojtës qendrorë vinte nga filozofia e Cruyff. Pastaj, duke e kombinuar këtë me shkollën mbrojtëse italiane… ishte një përzierje ideologjish të ndryshme. Te Sporting, duke blerë lojtarë si Nuno Santos dhe Pedro Gonçalves, doja të imitoja atë që bëri Mourinho te Porto.

Unë jam lloji i personit që më pëlqen të krijoj lidhje me lojtarët, mendoj se në këtë mënyrë mund ta menaxhoj grupin më mirë sesa një trajner i shkëputur. Mourinho më ndikoi edhe në këtë aspekt, sepse solli këtë qasje në futboll. Mendoj se të gjithë trajnerët kanë mësuar shumë prej tij”, e mbylli Amorim.

Lajme të tjera |  Nga Sabri Fejzullahu deri te Xhensila Myrtezaj, bardheblutë do të organizojnë një koncert në qytet

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us