“Zbraset” reparti i avancuar te Partizani, pas Bintsoukës pritet largimi i një tjetër sulmuesi

Partizani dështoi të fitonte trofe këtë sezon dhe tashmë te “Demat” pritet një revolucion i madh. Largimet e Tedi Carës, Arinaldo Rrapajt, Christian Mba dhe Andri Hadroj lanë shumë “boshllëk” te të kuqtë, ku as afrimet e janarit nuk mundën t’i zëvendësonin.

Në këto kushte skuadra vuajti për të garuar deri në fund për trofe dhe tashmë të gjithë futbollistët që nuk kanë bindur do të largohen nga klubi. Nëse Bintsouka do të largohet se dëshiron një aventurë të re dhe nuk ka pranuar rinovimin, një tjetër futbollist pritet ta pasojë.

Fjala është për Eleke, i cili pavarëisht se ka arritur të bëjë paraqitje të mira me të kuqtë, sërish duket larg kryeqytetasve. Kjo pasi i përfundon kontrata në qershor dhe klubi duket e vështirë të shfrytëzojë opsionin e rinovimit.

Lajme të tjera |  Xabi Alonso në krye të Realit, zbulohen 2 futbollistët e parë që do të largohen

Me largimin e mundshëm të 2 sulmuesve, reparti i avancuar te Partizani ka nisur të “zbraset”. Largime që klubi do të punojë për t’i zëvendësuar shumë shpejt, pasi siç dihet të kuqtë do të marrin pjesë në Conference League dhe nuk kanë shumë kohë për të humbur.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us