“Zbrazet” organika e Tiranës, sezoni i ri vë në diskutim të ardhmen e 10 lojtarëve

Pas një kampionati shumë të vështirë dhe me vuajtje, Tirana arriti të sigurojë qëndrimin në Kategorinë Superiore për sezonin e ardhshëm. Klubi bardheblu tashmë do të nisë nga puna për të “sistemuar” organikën për sezonin tjetër.

Në kryeqytet rrezikohet të largohen 10 lojtarë dhe e ardhmja e tyre ka mbetur pezull. 4 prej lojtarëve që i skadon kontrata në fund të sezonit me Tiranën janë Florjan Përgjoni, Gledi Mici, Gentian Selmani dhe Leon Kozi.

Dy emrat e sigurt që do të shiten në verë nga bardheblutë janë Admir Bajrovic  dhe Abel Abah, por pritet vetëm zyrtarizimi nga klubi. Ndërsa ende nuk dihet e ardhmja për Mustafë Abdullahun, Walid Jarmouni, Edison Kolën dhe Mahamadu Dembele.

Lajme të tjera |  Për herë të pestë në histori, Shkëndija kampione në Maqedoninë e Veriut

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us