Reis Fejzi ka bërë realitet ëndrrën e tij. 10-vjeçari nga Gostivari do ta mbajë mend gjatë sfidën mes Real Madrid dhe Las Palmas, takim që përfundoi 4-1 për madrilenët.
Shqiptari ishte një nga mijëra tifozët që kishin preferuar të ndiqnin këtë përballje nga shkallët e stadiumit “Santiago Bernabeu”. Por Reisi nuk është ndalur me kaq, pasi ka arritur të kalojë sigurimin dhe të zbresë në fushë.
Aty ku synimi i tij ishte të takohej me Kylian Mbappe. Këtë qëllim ia arriti, madje mori edhe fanellën e sulmuesit francez, ndërsa shpeson që në të ardhmen të bëhet një futbollist si “idhulli” i tij.