Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin pësoi një infeksion urinar, pas një operacioni për të trajtuar një diagnozë të kancerit të prostates. Kështu kanë deklaruar mjekët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në një deklaratë, mjekët theksuan se kanceri u kap herët dhe se prognoza e z.Austin është e shkëlqyer. Austin, 70 vjeç, u përball me kritika, pasi Shtëpia e Bardhë mësoi për vizitën e tij në spital, vetëm tre ditë pas operacionit.
Ai ka kërkuar falje që nuk ka informuar publikun në lidhje me komplikimin e tij shëndetësor.
Sekretari i Mbrojtjes ka një rol kyç në ushtrinë amerikane. Në hiearkinë drejtuese për ushtrinë e vendit më të fuqishëm në botë, ai vjen pas presidentit.