Zbulohen EMRAT, 15 urdhër-arrestet e lëshuara nga SPAK për inceneratorin e Tiranës

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar lëshoi sot 15 urdhër arreste për inceneratorin e Tiranës.

Të paktën 8 prej tyre janë ekzekutuar deri tani, ndërsa në pranga është vënë edhe drejtori i Bashkisë së Tiranës, Taulant Tushe.

Lista e plotë e urdhër arresteve të lëshuara nga SPAK:

Arrest në burg:

Lefter Koka, Alqi Bllako, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto, Erjon Murataj, Bledar Karoli, Taulant Tusha, Namik Simixhiu, Jetmir Llapaj

Arrest shtëpie:

Alba Thoma, Valbona Ballgjini, Sidita Kopliku, Pëllumb Abeshi, Etleva Kondi, Sidita Tola.

Më 1 gusht, Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK firmosi vendosjen e sekuestros preventive ndaj kompanisë “Integrated Energy B.V. S.P.V.” sh.p.k”, që është kompania koncesionare e inceneratorit të Tiranës si dhe të gjitha pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të kësaj kompanie.

Lajme të tjera |  “Do e frenoj gojën deri në 11 maj”- Dash Sula rrëfen telefonatat që ka marrë: Nga të gjitha partitë!

Hetimet kanë nisur në kuadër të procedimit penal nr.255 të vitit 2020, për veprat penale të “Mashtrim me pasoja të rënda”  në bashkëpunim, “Shpërdorim i  detyrës”, “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë dhe “pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us