Zbulohet data kur socialistët do të festojnë fitoren e zgjedhjeve të 11 majit

Socialistët do të festojnë fitoren e 11 majit të hënën në mbrëmje.

Ftesa e dërguar në grupet e komunikimit të përdorura nga Partia Socialiste në fushatë, thekson se organizimi do të zhvillohet në orën 18:00, në ambientet e Pallatit të Brigadave.

Të ftuar janë kandidatët e PS në listat zgjedhore të 11 majit, por jo vetëm.

Në këto zgjedhje, PS fitoi një mandat të katërt, historik, duke siguruar plot 83 vende në Kuvendin e Shqipërisë.

Partia Demokratike, e cila mori vetëm 50 vende, ka deklaruar se nuk i njeh zgjedhjet pasi, sipas saj, u vodhën nga Edi Rama.

Lajme të tjera |  Rezultati zhgënjyes në zgjedhje, Rudina Hajdari: Berisha është e shkuara, duhet të dorëhiqet

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us