Zbulohet data/ Opozita zhvendos aksionin në Strasburg, 30 deputetë do zhvillojnë protestë para Parlamentit Europian

Opozita do ta zhvendosë aksionin e saj jashtë kufijve të Shqipërisë. Mësohet se 30 deputetë do të protestojnë para Parlamentit Europian në Strasburg.

Më datë 23 pjesa dërrmuese e grupit parlamentar udhëton drejt Strasburgut.

Parashikohet të kenë takime me zyrtarë të Parlamentit Europian dhe eurodeputët.

Deputetët do të shkojnë me shpenzimet e tyre.

Deputetet do dënoncojnë situatën politike në vend si dhe arrestimet dhe burgosjet politike që po ndodhin në radhët e opozitës.

Pas Strasburgut, pritet të organizohen protesta në Tiranë me bllokim qarkullimi.

Lajme të tjera |  I nxehti ‘pushton’ Evropën me temperatura mbi 40 gradë Celsius, disa shtete në alarm të kuq

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us