Zbulohet qarku ja ku do të kandidojë Ilir Meta, Tedi Blushi dhe Erisa Xhixho vendosen në Tiranë?

Partia Demokratike është duke mbyllur negociatat me Partinë e Lirisë lidhur me qarqet ku Ilir Meta do të ketë deputetët e sigurt.

Burime për mediat bëjnë me dije se ndryshe nga sa u tha më herët, se presidenti i Partisë së Lirisë do të garonte në qarkun e Tiranës , ai do të shkojë në Fier.

Meta do të kandidojë për zgjedhjet e 11 majit në qarkun e Fierit, ndërkohë që Edmond Haxhinasto do të kandidojë në Elbasan.

Sa i përket Tedi Blushit dhe Erisa Xhixhos, Meta ka kërkuar që të garojnë në Qarkun e Tiranës.

Ndërsa sa i përket Vangjel Dules, Fatmir Mediut e Shpëtim Idrizit nuk dihet ende se ku do të kandidojnë.

Lajme të tjera |  PD kërkon shkarkimin e Erion Veliajt si kryebashkiak i Tiranës: Ka 3 muaj që nuk paraqitet në detyrë

Përfaqësuesi i Agron Dukës ndërkohë do të kandidojë në Durrës.

Ashtu si dhe Berisha e bëri me dije më herët, aleatët e tij, të cilët janë pjesë e koalicionit “Shqipëria Madhështore”, do të kenë 8 vende të sigurta.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us