Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është zhvendosur mëngjesin e së enjtes në paraburgimin e Durrësit ku do të qëndrojë për periudhën e gjykimit të tij.
Veliaj është akomoduar në të njëjtën qeli me ish-deputetin socialist Jurgis Çyrbja.
Ndërkohë që në ambientet e paraburgimit të Durrësit, Veliaj ka gjetur dhe ish-ministrin Ilir Beqaj, i akuzuar për abuzim me fondet e Bashkimit Evropian.
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja, është vënë në pranga me urdhër të SPAK pasi dyshohet për tre vepra penale, “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, “Përkrahja e autorit të krimit” si dhe “Tregtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”.
Veliaj u arrestua të hënën për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të produkteve të veprës penale.
Në lidhje me këto hetime, Erion Veliaj ka masën e sigurisë arrest në burg, bashkëshortja e tij arrest në shtëpi, biznesmeni Elman Abule arrest në burg, ndërsa 5 biznesmenë të tjerë kanë masën detyrim paraqitje.