Zbulohet shuma e madhe e grabitur nga taksia që kishte ngecur në trafik te ish-“Blloku”

Plot 220 mijë euro janë grabitur nga një taksi në Tiranë, prej dy personave ende të paidentifikuar nga policia.

Ngjarja ndodhi ditën e sotme në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Mësohet se taksisti sapo kishte marrë paratë nga një pikë e këmbimit valutor dhe ishte nisur për t’i dorëzuar në bankë.

Teksa ka ngecur në trafik për shkak të motit të keq, dy personat i janë afruar taksisë dhe kanë thyer xhamin e pasëm.

Prej aty, grabitësit kanë marrë çantën me plot 220 mijë euro dhe janë larguar.

Policia thotë se po punon për identifikimin dhe kapjen e tyre.

Lajme të tjera |  Berisha: Pas eliminimit të rrezikut bërthamor në Iran, lajmi i dytë që po ndiqet në SHBA është "Ramaduro"

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us