Zbulohet vota për kandidatët në Vorë dhe Njësinë 10: Sa morën Blendi Gonxhja, Erion Braçe dhe Ilir Meta?

Krahas numërimit elektronik për votat e partive, në Vorë është publikuar edhe vota preferenciale për kandidatët në listë të hapur.

Nga Partia Socialiste kryeson Blendi Gonxhja, me mbi 4700 vota, mbi 10-fishin e ndjekësit më të afërt, Ornaldo Rakipi, i cili ka siguruar 432 vota.

Në radhët e Partisë Demokratike, më i votuari në Vorë rezulton Myslim Murrizi, me 694 vota, i ndjekur nga Asllan Dogjani me 629 vota.

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili ndodhet në paraburgim, ka marrë vetëm 94 vota në Vorë.

Renditja e deputetëve në listë të hapur:

PS

Blendi Gonxhja 4759

Ornaldo Rakipi 432

Erion Braçe 288

Xhemal Qefalia 283

Ylli Shehu 279

Lajme të tjera |  Numërimi- 9 qarqe të vendit 'vishen' rozë, PS kryeson me epërsi në Elbasan, Fier e Gjirokastër

Ervin Hoxha 239

Anila Denaj 173

Pandeli Majko 166

Fatmir Xhafaj 158

Ermonela Felaj 91

PD

Myslim Murrizi 694

Asllan Dogjani 629

Lorenca Hoxha 619

Petrit Gjorgji 420

Jorida Tabaku 406

Ilir Alimehmeti 267

Arjan Hoxha 157

Petrit Doda 126

Albi Jahelezi 115

Et’hem Aga 112

Ilir Meta 94

Votat në njësinë 10

Në njësinë nr. 10 të Tiranës janë zbardhur disa nga rezultatet individuale të kandidatëve për deputetë, ku një ndër surprizat për PD ka qenë Ilir Alimehmeti, i cili ka marrë 848 vota.

Ndërkohë, Jorida Tabaku nga Partia Demokratike ka siguruar 590 vota, duke konfirmuar mbështetjen e saj në këtë zonë.

Lajme të tjera |  Opozita po humb thellë, reagon Berisha: Mirënjohje komisionerëve, do të flas kur të përfundojë numërimi i votës së fundit

Në kampin socialist, më i votuari ka rezultuar Fatmir Xhafaj me 1722 vota, Erion Braçe me 624 vota, dhe Ervin Hoxha me 376 vota.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us