“Zegjine apo Zeqirie si quhet kjo”, Berisha shënjestron “rivalen” e Bardhit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ishte sot në një takim elektoral në Fier, ku foli për pikat e programit të kësaj force politike, ndërsa hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama.

“Një njeri që ka qeverisur 12 vjet, por nuk del do t’ju thotë një sukses. Ka 3 muaj që flet për kënetë, për buf. Ka 3 muaj që sillet si hokatar, si klloun nga skena në skenë dhe që refuzon, burreci 2 metra i gjatë, nuk guxon të ballafaqohet në studio televizive apo në sheshe të qyteteve. Jo vetëm kaq! Urdhëron edhe Zeqinetë e tij, mos pranoni konfrontim, ballafaqim. Mos pranoni debate me këto zonja e zotërinj, që janë detyrim absolut, qytetar, zyrtar, moral e ligjor. Ai që vjen të të kërkojë votën, duhet të ketë kurajo të dalë para teje”, tha ai për faktin se kundërshtari i tij politik nuk pranon përballje me të para gjithë shqiptarëve.

“Ai që fshihet është më i ligu. Pa kurajo fare. 11 Maji po vjen, Edi Rama është fundi yt!”, e paralajmëroi Berisha më tej.

Lajme të tjera |  Lobimi 6 milionë dollarë i PD në SHBA, Rama: Vetëm maja e ajsbergut, kontratë korruptive e frikshme

Ironizoi edhe kandidaten e PS-së për qarkun Fier, Zegjine Çaushi, e bërë virale për videot ndaj Gazment Bardhit.

“Ju, pensionistët, rrogëtarët, mjekët, mësuesit, naftëtarët u grabisin me miliarda euro dhe pastaj bëjnë fushatën alla Zegjineja, apo Zeqirie, si quhet kjo. Jo, të dashur familjarë të dhëndrit, ju jeni me ne. Sepse ju, nuk mund të mohoni, se të trajtosh pensionistin me një pension që, nuk i mjafton as për kafshatën. Të trajtosh pensionistin me një pension që nuk blen dot ilaçet, është krim“, u shpreh Berisha.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us